Graniti i dhuron trëndafilat e parë Leonitës pas katër vjetëve romance

PUBLIKUAR

Granit Xhaka është një ndër futbollistët më të suksesshëm të momentit ndër shqiptarët.

Ai po vazhdon të ndërtojë një karrierë në kryeqytetin britanik të Londrës, ku po luan me Arsenalin.

Pos jetës sportive, prishtinasi ka edhe jetë sentimentale që vite më parë e ka kurorëzuar lidhjen me martesë me Leonita Lekajn.

Graniti dhe Leonita (Foto Instagram)

Megjithëse ka katër vjet që janë çift bashkëshortor, duket se lojtari nuk ka qenë edhe shumë romantik.

Në fakt, zeshkania ka treguar përmes rrjeteve sociale se është Shën Valentini i parë, por edhe në përgjithësi për herë të parë që ka pranuar lule prej burrit.

“Kjo është arsyeja pse e dua Granit Xhakën. Pas katër vjetëve trëndafilat e parë dhe kjo është arsyeja pse janë speciale nga një njeri special. Faleminderit që je burri më i mirë”, ka shkruar ndër të tjerash Leonita.

Theksojmë se dyshja kishte kurorëzuar lidhjen e tyre para rreth katër vjetëve përmes një ceremonie të vogël familjare. Ndryshe, Xhakën do ta shohim gjatë fundjavës në aksion me skuadrën angleze të Arsenalit./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...