Granit Xhaka po e shqetëson seriozisht legjendën e Arsenalit

PUBLIKUAR

Granit Xhaka është një nga lojtarët e rëndësishëm të Arsenalit në repartin e mesfushës. Ndërkombëtari zviceran me orgjinë shqiptare, ka lënë pas momentet e vështira të fillimit të sezonit, duke fituar besimin e trajnerit Emery.

Xhaka ka luajtur deri më tani 108 ndeshje në të gjitha garat me Arsenal, duke shënuar nëntë gola, por është një nga më të mirët për aftësitë e tij në mesfushën e Arsenalit.

Mirëpo me Granit Xhakën lidhen shumë gabime në aspektin mbrojtës, që kanë çuar në gola deçiziv në Permier League për Arsenal. Ai ka marrë gjithashtu 23 kartona të verdhë dhe dy të kuq.

Pas fitores së ditës së djeshme në derbin e veriut të Londrës, ku Arsenal mundi Tottenham, ka folur ish legjenda e “topçinjve”, Ian Wright. Ai ka komentuar specifikisht lojën e Granit Xhkaës, për të cilin është shprehur se e shqetëson seriozisht mungesa e përqëndrimit të tij në fushë. Wright mendon se cilësitë e mesfushorit janë të dukshme, por është i shqetësuar nga mungesa e përqendrimit të tij.

“Nuk vihen në dyshim aftësitë e Xhakës”-tha Wright, teksa vazhdoi: “Këmba e majtë të jep mundësi të mëdha. Por duke folur sinqerisht,ai është një lojtar që më shqetëson, thjesht për shkak të mungesës së përqëndrimit dhe në detyrat e tij mbrojtëse”-është shprehur legjenda e Arsenal.

Gjithësesi ai nuk i ka kursyer elozhet për futbollistin me orgjinë nga Kosova, që luan për përfaqësuesen e Kosovës. Wright ka thënë se Xhaka është një lojtar që organizon shumë mirë skuadrën. “Ndeshja nda Wolves dhe Cardiff janë dy shembuj të mirë. Më pëlqen ta shoh atë duke u përpjekur të organizojë ekipin, për t`i vendosur lojtarët në pozicionet e duhura. Kështu ai është udhëheqës në fushë”-ka thënë Ian Wright. /Telesport/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...