Granit Xhaka ka filluar të ëndërroj për ‘Champions’

PUBLIKUAR

Granit Xhaka ka filluar të ëndërroj qysh tani për ta dëgjuar himnin e Ligës së Kampionëve.

Mesfushori kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë stinor, transmeton Telegrafi.

Ai ka deklaruar se është duke ëndërruar që të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, me skuadrën e tij Borussia Moenchegladbach.

“Është e qartë se vështirë do të jetë, por ne do të tentojmë që të përfundojmë në zonën e Ligës së Kampionëve. Në vitin e kaluar kishim një start të mirë por pastaj ramë nga forma ynë, dhe tani nuk duhet ta bëjmë të njëjtin gabim”, tha Xhaka

“Trajneri ynë Luciane Favre, beson se ne mund t’ia dalim për të shkuar në ‘Champions’, dhe kjo është e rëndësishme për ne. Unë me të vërtetë dua të dëgjoj himnin e Ligës së Kampionëve, unë jam duke ëndërruar një gjë të tillë”, deklaroi Xhaka për Bild.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...