Grande për bujqit prej 18 deri në 40 vjet

PUBLIKUAR

Muajin e ardhshëm do të publikohet lista e bujqve të rinj të cilët do të pranojnë ndihmë të pakthyeshme nga shteti në vlerë prej 10 mijë eurosh për hapje të firmave të reja bujqësore ose për modernizim të bujqësisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qeveria bëri të ditur se në rrjedhë e sipër është shqyrtimi i aplikacioneve me planet e biznesit për të cilët shteti do lidh marrëveshje me vlerë të përgjithshme prej 1,1 milionë euro

“Mjetet e pakthyeshme janë siguruar për modernizimin e prodhimit, për furnizimin e teknologjive dhe praktikave bashkëkohore në kuadër të biznesit të tyre. Me to duhet të sigurohet zhvillimi i veprimtarisë, prurje dhe përfitime më të mëdha.

Pagesa e ndihmës do të realizohet për periudhë njëvjeçare, dyvjeçare ose trevjeçare, siç kanë kërkuar bujqit në suaza të aplikimeve të tyre”, ka deklaruar Aleksandar Gjeorgjiev, zëdhënësi i Qeverisë.

Kjo masë e Qeverisë është prezantuar në vitin 2012, dhe deri më tani janë lidhur marrëveshje për përkrahje financiare në vlerë prej rreth 100 milionë denarë.

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...