Grabovci takoi 59 studentë nga 26 vende të botës

PUBLIKUAR

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka pritur sot në takim një grup studentësh nga 26 vende të ndryshme të botës.Gjatë këtij takimi Grabovci dhe studentët kanë diskutuar për çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Sot kisha kënaqësi të jem nikoqir i 59 studentëve nga 26 vende të botës që vizituan Grupin Parlamentar të PDK-së. Me rastin e organizimit të edicionit të katërtë të Akademisë Verore Ndërkombëtare që mbahet në Kosovë, e organizuar nga Qendra Kosovare për Diplomaci. Gjatë takimit, diskutuam për rrjedhat politike e shoqërore, për mënyrë e funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, për raportet ndëretnike, për gruan në shoqërinë kosovare dhe shumë çështje me rëndësi të veçantë për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Grabovci në profilin e vet në “Facebook”.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...