Grabovci: Nuk mund të them asgjë për iniciativën e Osmanit dhe Dedës

PUBLIKUAR

Dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, që konsiderohen si “disidentë” nga partitë e tyre,  Vjosa Osmani e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LKD) e Ilir Deda nga Lëvizja “Vetëvendosje”, kanë prezantuar një plan konkret për daljen nga kriza politike dhe legjislative në Kosovë.

Ata këtë plan pretendojnë t’ua dorëzojnë liderëve të partive politike, Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Visar Ymerit dhe Fatmir Limajt, që ta nënshkruajnë dhe t’i japin fund krizës dhe bllokadës politike në vend.

Lidhur me këtë marrëveshje kanë reaguar partitë politike në vend.  Partia Demokratike e Kosovës thotë se nuk mund të flasë një herë për këtë marrëveshje, e cila parasheh daljen nga kriza institucionale. “Sinqerisht, nuk e kam parë propozimin e tyre, prandaj nuk mund të them asgjë”, ka thënë për gazetën “Zëri”, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Ndryshe, në këtë marrëveshje, e cila ka pesë pika, parashihet që Kuvendi i Kosovës ta themelojë një komision hetimor të udhëhequr nga opozita për ta shqyrtuar Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi. Në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe aty thuhet se Kuvendi i Kosovës do t’i zgjedhë dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese me qëllim që vendimi i saj për kushtetutshmërinë e parimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe të bëhet me Gjykatë Kushtetuese të kompletuar. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...