Adem Grabovci, u ka kërkuar për fyerjet që ka bërë në telefonatat e përgjuara në rastin “Pronto 2”.
Në fjalimin e tij para deputetëve, Grabovci, ka thënë se tash e një muaj ai dhe familja e tij është duke u terrorizuar nga këto përgjime, nga të cilat ka thënë se është i fyer.
“Unë dhe familja ime po kalojmë qaste terrori. Gjitha angazhimet e mija kanë qenë të sinqerta, do të vazhdojmë të jem i sinqertë me gjithë qytetarët. Do të vazhdoj t’ju ndihmoj sa herë do të kërkoni ndihmë nga unë”
“U kërkoj falje nga zemra dhe shpirti dhe shpreh keqardhje për këtë që po ndodhë”


