Grabovci: Keqardhje që një pjesë e opozitës kanë hyrë në një agjendë të huaj

PUBLIKUAR

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka vlerësuar se kjo çfarë po ndodh në 7 muajt e fundit rresht, sidomos brenda Kuvendit të Kosovës, është e paparë dhe e papranueshme.

“Shpreh keqardhje që një pjesë e opozitës që kanë hyrë në një agjendë të huaj që kanë për qëllim shkatërrimin e shtetit”, ka thënë Grabovci.

“A ka absurditet më të madh se sa në një shtet të sulmohet kryeministri i vendit. Të arrestohen njerëz dhe pas disa orësh të lirohen aktorët. A është drejtësi kur gjykatat tona u krijojnë mundësi atyre që kryejnë krimin, tu mundësojnë të kthehen në vendin e krimit për të vazhduar në vendin e njëjtë. Kjo është e palejueshme. Mendoj kolegë të nderuar deputetë, ne nuk mund të lejojmë deri në pafundësi në këtë formë”, ka thënë më tej Grabovci. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...

Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca,...