Policia Kosovaës ka njoftuar se Viktima mashkull, K/shqiptar, ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturën e tij, persona të panjohur nën kërcënim të armës i kanë grabitur dokumente personale dhe një celular
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Davidovc të Shtimes. Në raport po ashtu thuhet se të dyshuarit duke shtënë me armë zjarri në ajër janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.


