Grabitje e armatosur në Prishtinë, kjo është shuma e parave që vodhën hajnat në një pike derivatesh

PUBLIKUAR

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, konkretisht rreth orës 01:30, policia është njoftuar për një grabitje të armatosur në rrugën “Hamza Jashari” në Prishtinë.

Punëtori i një pike derivatesh ka raportuar në polici se derisa po punonte kanë hyrë dy të dyshuar me masaka antoCovid dhe nën kërcënimin e revolës kanë vjedhur 905 euro.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE /Rr. Hamza Jashari, Prishtinë 31.10.2021 – 01:30.  Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se përderisa ishte në vendin e tij të punës dy të dyshuar meshkuj deri më tani të pa njohur, të cilët kanë pasur të vendosura maska anti Covid, kanë hyrë brenda objektit të pikës së derivateve dhe nën kanosjen e revoles kanë grabitur nëntëqind e pesë (905) €.  Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...