Grabitje e armatosur në Prishtinë

PUBLIKUAR

Një punonjës i një pompe të derivateve në Prishtinë ka raportuar në polici se derisa ishte në vendin e tij të punës, ka hyrë një person i armatosur dhe ka grabitur një sasi të konsiderueshme parash, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Lagjja Kalabri, Prishtinë 11.01.2022-16:08. Viktimamashkull kosovar ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në vendin e punës-pompë derivatesh, ka hyrë një person  i armatosur dhe duke kanosur me armë viktimën, i ka grabitur një sasi të konsiderueshme të parave të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, është informuar dhe konsultuar edhe prokurori”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh./

SHIKO MË SHUMË

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...