Grabitje e armatosur në Pejë

PUBLIKUAR

Një person ka raportuar në polici se derisa ishte në vendin e punës, një i panjohur i maskuar dhe i armatosur ia ka grabitur 400 euro para të gatshme

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes në Pejë.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërkaq policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Pejë , 21.10.2021-13:21. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës aty kishte shkuar një person i panjohur i maskuar dhe i armatosur i cili nën kërcënim të armës viktimës ia ka grabitur rreth 400 euro para të gatshme dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, ka njoftuar policia./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...