Grabitje e armatosur në Gjilan

PUBLIKUAR

Një punonjëse e një marketi në Gjilan ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës, një person i panjohur nën kërcënim të armës ka vjedhur para të gatshme, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ka bërë të ditur policia.

Ankuesja ka deklaruar se i dyshuari ka vjedhur rreth 60 euro dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“Gjilan, 13.01.2022-20:45.Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një market,  një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur arkën me 50-60€ dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta, kujdesuni për foshnjat, fëmijët e të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur...

5 orë ballafaqim me zjarrin në një banesë në Prishtinë, një 5 vjeçar po trajtohet në emergjencë, disa zjarrfikës të lënduar

Drejtori për Emergjenca i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka dhënë detaje për djegien...

Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç,...