Grabitja në pompë në Ferizaj nën kërcënimin e thikës, arrestohet edhe personi i katërt

PUBLIKUAR

Me datën 13.02.2022 rreth orës 01:58 Policia Rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion se,  në rrugën magjistrale Ferizaj –Gjilan, saktësisht në një pikë karburanti në fshatin Bibaj kishte ndodhur një grabitje, ku dy persona të maskuar dhe me kapela në kokë, nën kërcënim të ‘’armëve të ftohta’’ ( thika) kishin grabitur arkën e kësaj pikë karburanti dhe para në vlerë rreth 400 eurove dhe kishin ikur në drejtim të panjohur.

Në lidhje me këtë, Hetuesit rajonal, pas grumbullimit të disa informacione në terren, shikimit të kamerave të sigurisë në disa lokacione, me datën 14.02.2022 rreth orës 16:00 kanë identifikuar dhe gjetur fillimisht automjetin e udhëtareve me targa vendore me të cilin kanë lëvizur të dyshuarit ( është konfiskuar si provë materiale) dhe më pas kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për grabitjen: S.H ( M.K) i moshës 26 vjeçar dhe A.M ( M/K) 20 vjeçar, A.D (M/K) i moshës 17 vjeçar është ndaluar për 24 orë, ndërsa në kërkim ishte edhe një person tjetër, njofton policia.

SHIKO MË SHUMË

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...

Haxhiu: Eliot Engel ngriti zërin për Kosovën kur bota heshtte

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...