Grabitet një pompë e derivateve në Prishtinë

PUBLIKUAR


Një pompë e derivateve në Prishtinë është grabitur gjatë ditës së djeshme, sipas raportit 24 orësh të policisë.

Dy punëtorë kanë raportuar në polici se dy të dyshuar kanë hyrë në pikën e derivateve dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 300 euro dhe 10 pako cigare, njofton Klankosova.tv.

“Rruga “Isa Kastrati”, Prishtinë 20.01.2023 – 01:30. Dy meshkuj kosovarë, punëtorë në një pikë të derivateve, kanë raportuar se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë hyrë në pikën e derivateve dhe nën kërcënimin e armës (thikës) i kanë grabitur 300 euro dhe 10 pako cigare, më pas kanë ikur në drejtim të pa njohur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftimin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...