Gorani: Fadil Hoxha ishte funksionar i një regjimi kriminal

PUBLIKUAR

Analisti Dukagjin Gorani, thotë se Fadil Hoxha, ishte funksionar i një regjimi kriminal. Gorani komentet i bëri në emisionin Pressing në T7, ku po diskutohet lidhur me  liderin e komunizmit në Kosovë, Fadil Hoxha dhe anti-komunistin më të madh në Kosovë, Shaban Polluzha.

“Për vete, unë e konsideroj Fadil Hoxhën, funksionar të një regjimi i cili ka qenë regjim kriminal. Fadil Hoxha duhet të shihet si funksionar. Unë kam qenë qytetar dhe banor i atij regjimi kriminal meqenëse kam jetuar në Jugosllavinë e Brozit”, tha Gorani.

“Mirëpo ajo që unë e marrë si fenomen të veçantë shoqëror është që rënia e Jugosllavisë së Brozit përmes ngritjes së Jugosllavisë së Millosheviqit e amniston Titoizmin”, shtoi ai.

“Më 1988-89 kur ne e hetojmë se Jugosllavia e Brozit është duke marrë fund dhe o ka vjen një regjim tjetërfare në Beograd, e ai është regjimi nacional socialit si Millosheviqit, viktimat e para të atij regjimi publike, shndërrohen ish-funksionarët e Brozit”, theksoi Gorani.

“Në Kosovë viktimë e parë formale e Millosheviqit ka qenë Azem Vllasi, i cili ka qenë funksionar i regjimit jugosllav të Brozit. Qërimi i hesapeve të brendshme në mes të elitave politike të Jugosllavisë, në atë ballafaqim krijohet fituesi i ri dhe krijohen viktimat e reja. Edhe në ato viktima, simbolikisht e përmenda Vllasin, krijohet mundësia për amnistim. Në vitin 1989-90 ajo që ndodh në Kosovë, është një lloj i ribashkimit shoqëror të shqiptarëve në Kosovë, duke i anashkaluar, ose duke mos i përfill dallimet e thella që kanë ekzistuar në atë kohë prej viteve ’45 e ato janë dallimet në mes të funksionarëve të regjimit dhe njerëzve që kanë qenë disidentë ose të përjashtuarit e regjimit jugosllav”, tha Gorani.

“Më 1990 me themelimin e partive të reja në Kosovë na e shohim një fenomen të bashkëpunimit të lloj-lloj njerëzve, prej ish-funksionarëve komunistë, socialistë deri te disidentët të burgosurit politikë, të gjithë bëhen pjesë e asaj që i thoshin alternativa politike kosovare. Prej asaj kohe deri sot, diskutimi i së kaluarës së shqiptarëve të Kosovës në Jugosllavi mbetet komplekse, sensitive dhe për këtë arsye ajo mbetet e paprekur”, tha Gorani.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...