Google me “Street View” edhe në Kosovë?!

PUBLIKUAR

Gjiganti i informacionit Google duket se ka nisur projektin “Street View” edhe në Kosovë, ndërkaq qëllimi i projektit është që t’i fotografojë me pamje 360 shkallë qytetet dhe rrugët kryesore, që janë me interes për tu vizituar.

Lexues të Telegrafit kanë dërguar informata në emailin e redaksisë ku kanë bërë të ditur se sot në orët e mëngjesit kanë parë automjete të kompanisë Google duke bërë incizimin e rrugëve.

Ndërkohë, Telegrafi është duke pritur informata të detajuara lidhur me realizimin e projektit “Street View”.

Fotografitë e marra për projektin “Street view” përpunohen në studiot e Google për t’iu ofruar qasje falas përdoruesve të internetit, qofshin përmes kompjuterit, smart telefonave apo tabletave.

Imazhet e marra do të prezantojnë pamjet reale të Kosovës për përdoruesit e internetit.

Përmes Street View, Kosova mund të mund të prezantojë pikat e saj më atraktive për vizitorët.

Google Street View ka nisur në vitin 2007 në disa qytete të SHBA-së, ndërsa raportohet se është zgjeruar në rreth 76 vende.

Kujtojmë që kohë më parë “Google me Street View” ka filluar projektin edhe në Shqipëri, ku për disa javë veturat e Google Street View janë parë në qytetet dhe zonat turistike në Shqipëri, duke mbledhur të dhëna për t’i vënë në dispozicion online rrugët e Shqipërisë.

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...