Goli i Pulisic bën që Amerika të feston si e “çmendur” – ekspozojeni në Louvre

PUBLIKUAR

Ethet e futbollit e kanë kapur SHBA-në

Goli i Christian Pulisic ka ndihmuar SHBA për ta mposhtur Kombëtaren e Iranit dhe për të kaluar në rrethin tjetër të Botërorit, duke shkaktuar një mani në mes tifozëve të futbollit, sidomos nga një grup i quajtur AO (American Outlwas), saqë ka shkuar deri aty që ky imazh i golit të tyre është vepër arti dhe duhet varur në muzeun Louvre.

Mbështetje Për SHBA në tërë vendin

Nën moton “Bashkimi dhe forcimi i tifozëve të Kombëtares së futbollit të SHBA”, American Outlaws tani ka më shumë së 188000 ndjekës të cilët e mbështesin jo vetëm kombëtaren e meshkujve të SHBA, por tërë skuadrat përfaqësuese të futbollit të Shteteve të Bashkuara në çdo garë ndërkombëtare.

Pas goli të mbrëmshëm të Pulisic, euforia shpërtheu në grup, në të cilin u postuan disa video se si ata festuan në pjesë të ndryshme të Amerikës pas fitores kundër Iranit. Grupi me bazë në Mempis postoi videon në të cilën, pas golit, një grup i tifozëve filluan ta këndojnë këngën e tyre “”When The Saints Go Marching In”, derisa postuan “LFG. See y’all Saturday.”

“Ne kemi të gjitha mendimet dhe ndjenjat me ju, por për tani: Na sillni holandezët”, derisa grupi AO i New Jersey ka shkuar edhe me larg duke postuar një foto të golit të Pulisicit dhe duke shkruar poshtë ti: Varëni në Luvër.

Një tjetër grup i American Outlaws, në Buffalo, postoi një video së si goli ishte festuar në një pub të qytetit, si dhe reagimet në kryeqytet, Washington D.C., po ashtu.

Jo vetëm AO e festoi golin me stil

Por, jo vetëm AO ishin ata që festuan golin. Në vende të ndryshme të vendit, kishe mundësi ta shijoje golin e Pulisic dhe të arriturën e tij me krenari. Në Instagram, për shembul, një video u postua një video në kazino në Las Vegas, ku pasi goli u shënua tifozët filluan të brograsin, “USA, USA!”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...