Goli i javës në Turqi mban emrin e Cikalleshit (Video)

PUBLIKUAR

Realizimet e fundit të sulmuesit të skuadrës turke të Basaksehirit, Sokol Cikalleshit në ndeshjen ndaj Bursaspor morën vlerësime të jashtëzakonshme nga specialistët dhe publiku.

Goli i parë ishte një gjuajtje akrobatike e sulmuesit, ndërsa i dyti një predhë e pakapshme nga jashtë zonës pas një aksioni spektakolar me kombinime të njëpasnjëshme.

Ndaj nuk ishte rastësi që të dy golat u përzgjodhën në pesëshen e golave më të mirë të javës nga “LigTV”, televizioni që transmeton ndeshjet e kampionatit turk, përkrah atyre të realizuar nga Samuel Eto’o, Mario Gomez dhe Bruno Alves.

Në votimin e ekspertëve të ftuar në studio dhe të publikut, goli i parë i Çikalleshit, i shënuar me një gjysmëkthesë fluturimthi, rezultoi më i pëlqyeri, duke u shpallur “Goli i javës”, ndërsa goli tjetër u rendit i pesti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...