Goli i bukur i Memushajt nuk mjafton

PUBLIKUAR

Ledian Memushaj ka shënuar golin e dytë këtë sezon me Pescaran në Serie B, duke ia siguruar një pikë kundër Perugias.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur në pjesën e parë pas një topi të kthyer nga barrikada, pasi shoku i ekipit kishte provuar në goditje dënimi, raporton Gazeta Express.

Pescara është duke luftuar për t’u ngjitur në Serie A dhe për të shmangur play-off, por kjo duket arritje e vështirë sepse mysafirët morën një pikë duke shënuar për 1-1 në minutën e 71’.

Pas këtij barazimi, Pescara gjendet në pozitën e pestë me 49 pikë, pesë pikë larg zonës që dërgon direkt në Serie A. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...