Goli i Bashës shpresë për të mbijetuar (Video)

PUBLIKUAR

Vullnet Basha, vëllai i Migjenit, tregoi edhe një herë që është një prej lojtarëve më të mirë për ekipin e tij Ponferradina në Segunda Division, duke shënuar golin e parë në fitoren 2-1 të ekipit të tij këtë të diel.

Basha shënoi një gol mjaft të bukur duke i hapur rrugën fitores 2-1 të Ponferradinas që tashmë ka shpresa të mëdha për mbijetesë, transmeton TCH. Ky ishte goli i tij i tretë në këtë sezon në Spanjë.

Një paraqitje të shkëlqyer ka bërë edhe Migjen Basha në Serie B me Como, e cila fitoi 4-0 në ndeshjen ndaj Spezias. Megjithatë, ekipi ku aktivizohet mesfushori kuqezi ka rënë një ligë më poshtë prej javësh.

Me këtë fitore Ponferradina renditet në vendin e 18, ndërsa është tre pikë larg ekipit që është një pozitë më poshtë e që dërgon në Segunda Division B.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...