Golden State vazhdojnë me fitore (Video)

PUBLIKUAR

brëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në NBA, ku u takuan ekipi më i fortë dhe ai më i dobëti në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Golden State Warriors po vazhdojnë të radhisin fitoret, ku këtë herë triumfuan kundër Philadelphia 76ers me rezultat 108-105.

Thompson ishte lojtari më efikas në ndeshje te fituesit duke shënuar 32 pikë, ndërkaq Curry realizoi ‘double-double’ me 23 pikë dhe dhjetë kërcime, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, basketbollisti më i mirë ishte Canan, i cili realizoi 18 pikë.

Pas kësaj fitoreje, Warriors ka 41 fitore dhe katër humbje, ndërsa 76ers fitoi vetëm shtatë ndeshje kundrejt 41 humbjeve.
Rezultatet:

Toronto – Detroit 111:107
New Orleans – Brooklyn 105:103
Indiana – Denver 109:105
Houston – Washington 122:123
Memphis Grizzlies – Sacramento Kings 121:117
Cleveland – San Antonio 117 103. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...