Golden State dhe Oklahoma i fitojnë ndeshjet e para të playoffit (Video)

PUBLIKUAR

Golden State Warriors hde Oklahoma City Thunder i kanë fituar ndeshjet e tyre të para të play offit.

Golden State bëri proces të shkurtër në shtëpi me Houston Rockets, duke u shkëputur qysh në çerekun e parë të ndeshjes. Epërsia shkoi deri në 20 pikë në fund të pjesës së parë.

Dy minuta para pjesës së parë Curry u largua nga loja për shkak të lëndimit të pësuar në nyje.

Përkundër kësaj ai ishte më i miri i takimit me 24 pikë e 7 kërcime, përcjellë nga Thompson me 16 pikë.

Te Houstoni ishte James Hardon që nuk arriti më shumë se 17 pikë dhe kjo reflektoi në rezultat.

Oklahoma po ashtu në shtëpi bëri punë të mirë ndaj Dallasit që u mendua të jetë arë e fortë.

Shkëlqyen Russell Westbrook me 24 pikë e 11 kërcime, teksa Durant po ashtu arriti 23 pikë.

Këto janë ndeshjet e para të play offit dhe këto ekipe kanë epërsinë e parë 1-0 në ndeshjet e play offit. Skuadra që i arrin katër fitore kalon tutje në gjysmëfinale të play offit në NBA. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...