Gold AG së shpejti me këngë dedikuar Adem Jasharit

PUBLIKUAR

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Gold AG, vazhdon të jetë mjaft aktiv me prurje të reja muzikore.

Ndonëse deri më tani u ka kënduar personaliteteve të shumta, ai këtë herë do ia dedikojë një këngë heroit legjendar, Adem Jashari.

Ai ka hedhur një fotografi në Instagram, pranë bustit të tij të ri duke njoftuar se më 27 nëntor vjen kënga që quhet “Adem Jashari”.

“27 Nëntor Adem Jashari”, ka shkruar krahas imazhit reperi nga Presheva.

Gold AG konfirmon bashkëpunimin me FisnikëtGold AG konfirmon bashkëpunimin me Fisnikët

Përveç këtij projekti, ai gjithashtu javë më pari bëri të ditur se po vjen në bashkëpunim me grupin “Fisnikët”, megjithëse nuk zbuloi detaje të tjera.

“Tetova e Dardana”, “Suhareka”, “Mirupafshim oj Medine”, “Letra e Babës”, janë disa nga këngët e Gold AG të lansuara përgjatë këtij viti.

Veç tjerash, Ariani ka qenë tejet prezent në koncerte e ahengje të ndryshme muzikore këtë verë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...