Gold AG-në e merr malli për koncertet: Mbaruam duke ndenjur

PUBLIKUAR

Pandemia globale COVID-19 ndikoi që shumë këngëtarë të mos mund ta zhvillojnë profesionin e tyre si zakonisht.

Mos-mbajtja e koncerteve, ahengjeve e dasmave ka ndikuar edhe ekonomikisht në jetën e shumë prej artistëve vendorë.

Përveç faktit që e kanë punë, ata po e ndjejnë edhe mungesën e publikut, atmosferës e duartrokitjeve të ngrohta.

Foto: Gold AG/Instagram

Së fundmi, ka qenë reperi Gold AG ai i cili ka rishpërndarë në InstaStory, që e ka hasur rastësisht në Instagram.

Videoja në fjalë shfaq një koncert nga e kaluara, ku reperi shihet nën atmosferën e zjarrtë të shumë njerëzve – në kohën kur nuk kishte pandemi.

Foto: Gold AG/InstaStory

“Mbaruam duke ndenjur”, ka shkruar reperi nga Presheva në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Me këtë ai tregoi se po e ndjen mungesën e kohës kur organizoheshin koncertet dhe mezi pret të rikthehet në skenë për të performuar para publikut. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

U ofendua rëndë nga tifozët, Sasa reagon ashpër

Sasa Hoda ka reaguar pas një incidenti të ndodhur në palestrën “Sezai Surroi” në...

Të ngjitur për njëri-tjetrin, Adrola poston foto me këngëtarin Capital T

Modelja shqiptare Adrola Dushi po vazhdon të publikojë foto krah këngëtarit Capital T. Mirëpo, në...

Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit...