Kylian Mbappe ka bërë një ndeshje të mahnitshme sonte për t’ia dhënë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve Paris Saint-Germainit. Mbappe (5’, 22’) shënoi për PSG kurse McKennie shënoi golin e vetëm për Juventusin. Pas kësaj fitoreje, PSG është në vendin e dytë në Grupin H, ku para tyre është Benfica që fitoi kundër Maccabi Haifas me rezultat 2-0
Paris Saint Germain e ka nisur me fitore Ligën e Kampionëve ku ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-1.
Paris Saint – Germain e nisi furishëm këtë takim duke sulmuar menjëherë portën e Mattia Perin. Sulmet e një pas njëshme atyre do të ju shpaguheshin.
Neymar do të bënte një super pasim për Kylian Mbappe, kurse ky i fundit do të shënonte me vole që në minutën e pestë. Ishte ky njëri prej golave më të bukur këtë mbrëmje në Ligën e Kampionëve.
Arkadiusz Milik (Juventus) pati përpjekjen e parë të mysafirëve për të barazuar në minutën e 19-të por goditjen e tij me kokë e priti Gianluigi Donnarumma, duke treguar edhe njëherë së është njëri prej portierëve më të mirë në botë.
Tre minuta më vonë në skenë përsëri ishte Mbappe.
Përsëri ai do të shënonte me vole. Kësaj here ishte Achraf Hakimi që do të pasonte tek ai dhe Mbappe pa e lëshuar topin në tokë shënoi golin e dytë në këtë ndeshje.
Minuta 36-të pati një frikë për një lëndim të Neymar, i cili depërtoi në zonë dhe u rrëzua dhe për disa momente çaloi, megjithatë ia doli të ngritët dhe të vazhdojë lojën.
Allegri do të bënte një ndryshim qysh në fillim të pjesës së dytë duke e futur në lojë McKennie në vend të Mirettit dhe ky doli të jetë një kurs për ndryshimin e lojës së italianëve.
Kostic do të asistonte për gol me kokë të McKennie në minutën e 53-të, gol që rihapi sfidën në Parkun e Princave.


