Golashënuesit më të mirë për vitin 2017

PUBLIKUAR

Me golin nga penalltia në fitoren e thellë të Barcelonës kundër Real Madridit të shtunën në mesditë në “Santiago Bernabeu”, Lionel Messi tani i prinë listës së golashënuesve për vitin 2017, në top pesë ligat kryesore në Evropë.

Goli në fitoren 0-3 të Barcelonës në El Clasico ishte i 54-ti për yllin argjentinas brenda vitit kalendarik 2017, transmeton Express.

I dyti është Harry Kane i Tottenham, i cili ka 53 gola dhe një ndeshje ende të pazhvilluar.

Po aq kanë Endinson Cavani, Robert Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo.

Por, për dallim nga Kane, i cili do të ketë mundësi ta përmirësojë rekordin e tij kundër Southampton më 26 dhjetor, Messi, Ronaldo, Lewandowski dhe Cavani e kanë përmbyllur vitin 2017 më kaq. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...