Golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Lionel Messi u barazua me Robert Lewandowskin në listën e golashënuesve më të mirë të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, falë dy golave të tij kundër Lyonit të mërkurën.

Sulmuesi i Bayern Munichut nuk mund ta shtojë më numrin e golave në këtë garë sepse ekipi gjerman u eliminua nga Liverpooli në të njëjtën natë, transmeton Gazeta Express.

Messi e çoi në tetë numrin e përgjithshëm të golave të shënuara deri tani ketë sezon në fitoren 5:1 të Barçës kundër Lyonit në Camp Nou.

Prej atyre që ende kanë mbetur në garë, Dusan Tadic i Ajaxit dhe Moussa Marega i Portos i kanë nga gjashtë gola secili.

Cristiano Ronaldo i Juventusit i ka katër gola, përgjysmë më pak se Messi.

Golashënuesit më të mirë pas fazës së 1/8:

– Me 8 gola: Lionel Messi (ARG) (1 pen) (Barcelona); Robert Lewandowski (POL) (2p) (Bayern Múnich).

– Me 6 gola: Dusan Tadic (SRB) (2p) (Ajax); Moussa Marega (MLI) (2p) (Porto).

– Me 5 gola: Andrej Kramaric (CRO) (1p) (Hoffenheim); Paulo Dybala (ARG) (Juventus); Sergio Aguero (1p) (ARG) (Manchester City); Neymar (BRA) (Paris Saint-Germain); Edin Dzeko (BIH) (Roma); Harry Kane (Tottenham).

– Me 4 gola: Antoine Griezmann (FRA) (Atletico Madrid); Raphael Guerreiro (POR) (Borussia Dortmund); Mauro Icardi (ARG) (Inter); Cristiano Ronaldo (POR) (1p) (Juventus); Leroy Sané (GER), Gabriel Jesus (BRA) (2p) (Manchester City); Kylian Mbappe (FRA) (París Saint-Germain); Karim Benzema (Real Madrid).

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...