Golashënuesi i dytë më i mirë i Barçës në Champions është “autogoli”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Dy sezonet e fundit të Barcelonës në Ligën e Kampionëve mbahen mend vetëm për të keq.

Gjiganti katalonas është eliminuar nga gara më prestigjioze për klube në mënyrë dramatike për dy vite radhazi, duke e çuar dëm një epërsi prej tri golave në të dy rastet, transmeton Gazeta Express.

Në çerekfinale të sezonit 2017/18, Barça shkoi në Romë për ndeshjen e kthimit me nje epërsi prej 4:1 nga ndeshja e parë, por humbi 3:0 dhe u eliminua në bazë të golit të pranuar në shtëpi.

Të martën që lamë pas, skuadra e Ernesto Valverdes u shkatërrua plotësisht nga Liverpooli duke u mundur 4:0 në Anfield. Tamam çka i duhej skuadrës së Jurgen Kloppit për të kaluar në finale, pasi Barça e kishte fituar 3:0 ndeshjen e parë në shtëpi.

Lojtari i vetëm në fushë për kampionin e La Ligës, i cili kishte ide, ishte Lionel Messi, i cili krijoi një numër rastesh që s’u shfrytëzuan nga bashkëlojtarët e tij.

Messi, po ashtu, i humbi tri mundësi për të shënuar vetë.

Pas ndeshjes, argjentinasi u kritikua, por nëse i shikon statistikat dhe rastet e ndeshjeve, Messi i vetëm e ka sjell në gjysmëfinale Barçën.

Në dy sezonet  e fundit në Champions, Messi i ka shënuar 18 gola.

Bashkëlojtarët e tij janë larg. Janë 6 autogola nga të cilat ka përfituar Barça, pastaj vjen Ousmane Dembele me 4 gola, Philippe Coutinho dhe Gerard Pique me nga 3 dhe Luis Suarez e Ivan Rakitic me nga 2. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...