Florian Kamberi duket se është zbulimi më i ri i skuadrës së Grasshopperit.
Talenti kosovar ka qenë edhe në një ndeshje protagonist për skuadrën zvicerane e cila po zhvillon fazën përgatitore.
Në takimin mes Freiburgut të Amir Abrashit dhe Grasshopperit, ka triumfuar skuadra zvicerane me rezultat 3:1.
Vendasit kanë kaluar në epërsi të parët, mirëpo për bardh e kaltërit ka barazuar kosovari Florian Kamberi me një gol të bukur disa minuta para se të mbyllej pjesa e parë.
Në pjesën e dytë mesfushori fantastik i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi pati një rast të artë të shënoi gol, mirëpo goditja e tij me parabolë u ndal nga shtylla.
Në këtë takim për GC u paraqitën edhe dy futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Brahimi dhe Alban Pnishi. /Telegrafi/


