Godin: S’e kam menduar kurrë largimin nga Interi

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Interit, Diego Godin, i ka mohuar spekulimet për një largim të mundshëm të tij nga zikaltrit, duke thënë se nuk e ka menduar asnjëherë këtë mundësi dhe tha se synon t’i fitojë edhe shumë tituj në San Siro.

Veterani uruguaian u transferua në Inter gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, mirëpo s’ka arritur ta dëshmojë veten në Serie A, duke bërë që të dyshohet për largimin e 34-vjeçarit këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Këto spekulime e kanë lënë të befasuar Godinin, i cili nënshkroi marrëveshje deri në qershor të vitit 2022 kur u transferua në Inter nga Atletico Madridi.

“E vërteta është se ato lajme më kanë befasuar shumë. Që kur kam ardhur këtu, jam ndierë për mrekulli, edhe me klubin e edhe me tifozët. E ndiej se klubi më beson dhe ndihem si në shtëpi. S’e kam menduar kurrë largimin nga Interi. Ndihem pjesë e projektit këtu”, ka thënë Godin.

“Qëllimi im është ta respektoj kontratën dhe ta shijoj këtë aventurë të mrekullueshme në Itali me fanellën e zikaltërve. Isha zgjedhja ime të vija këtu dhe e bëra këtë me qëllimin për ta ndihmuar këtë klub të fitojë tituj, të fitojë sa më shumë’.

“Edhe klubi është i lumtur me mua gjithashtu dhe kjo më mbush me krenari. Nuk është e vërtetë që dua të largohem. Nuk kam folur asnjëherë me askënd për një hipotezë të tillë”.

“Unë do të qëndroj këtu dhe do të bëj gjithçka të nevojshme për ta ndihmuar skuadrën. Nëse trajnerët janë të kënaqur me paraqitjen time, atëherë përvoja ime në Inter mund të vazhdojë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...