Drejtuesit e Interit pritet t’i largojnë të paktën shtatë lojtarë nga skuadra gjatë afatit kalimtar të janarit.
Interi është gëzuar për transferimin e mesfushorit të ri italian, Roberto Gagliardini nga Atalanta.
Por, te Nerazzurrët pritet të ketë ‘termet’ gjatë janarit. Drejtuesit e klubit pritet t’i largojnë të paktën shtatë lojtarë nga skuadra, shkruan Calciomercato.com, përcjell Express.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli tashmë ka qitur në shitje lojtarët si: Ever Banega, Geoffrey Kondogbia, Jonathan Biabiany e Andrea Ranocchia.
Kurse, Senna Miangue dhe Assane Gnokourin pritet t’i huazojë diku tjetër deri në fund të sezonit. /Express/



