Mario Balotelli është zgjuar nga “varri” duke goditur fuqishëm Manchester Unitedin me një deklaratë të radhës.
Balotelli i cili është jashtë fushave për shkak të problemeve më lëndimet, u shfaq pas një kohe të gjatë, transmeton Telegrafi.
Ai ka shfrytëzuar rrjetin social Tëitter për të sulmuar keq Unitedin, klubin që si duket ai e urren më së shumti në botë.
“Shumë fat ish-bashklojtarëve të mi. Come on Liverpool, shkatërrojini ata sot”, u shpreh Balotelli hapur në Tëitter.
Ish-bashklojtarët? Duket se Balotelli nuk e ka në plën kthimin te Liverpooli, e as nuk e ka në plan ta përmirësojë mendimin për Unitedin, klub ndaj të cilit i kishte në qejf golat. /Telegrafi/


