Goal: Zvicra pothuajse ka më shumë shqiptarë se Shqipëria

PUBLIKUAR

Goal.com, ka shkruar për duelin e sotëm, Shqipëri – Zvicër duke thënë se Kombëtarja zvicerane pothuajse ka më shumë shqiptarë se ajo e Shqipërisë.

“Gjashtë nga lojtarët e Shqipërisë kanë lindur në Zvicër, ndërsa një pjesë e madhe e skuadrës së Zvicrës kanë lidhje me kombin shqiptar, duke e bërë takimin e së shtunës shumë të tensionuar”, shkruan Goal.com.

Te Kombëtarja zvicerane janë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Shani Tarashaj, Blerim Xhemajli dhe Valon Behrami që të gjashtit janë me prejardhje shqiptare, ndërsa gjashtë nga ekipi i Shqipërisë, kanë lindur në Zvicër: Arlind Ajeti, Frederik Veseli, Migjen Basha, Amir Abrashi, Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka.

Ndeshjen më interesante do ta bëjë edhe ballafaqimi i dy vëllezërve Xhaka, të cilët në ditën e sotme janë kundërshtar. Sipas goal.com, ky duel pritet të jetë mjaftë i tensionuar

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...