Goal: Ky është transferimi i sezonit në Premierligë (Foto)

PUBLIKUAR

Një emër jo i njohur, por një lojtar i jashtëzakonshëm – kështu e konsideron Goal të riun e Evertonit, Idrissa Gana Gueye

 

N’Golo Kante, është emër që tani e njeh e gjithë bota, por jo para se të transferohej te Leicester City ku që në vitin e parë fitoi Premierligën.

Më pas Kante u shndërrua në cakun kryesor të shumë skuadrave Evropiane – madje u kërkua edhe nga kampionët e Evropës Real Madridi, por francezi zgjodhi Chelsean.

Sidoqoftë, situatë të ngjashme duket të jetë edhe 26 vjecari i Evertonit, Idrissa Gana Gueye, i cili dy vite më parë erdhi në Premierligë, teksa sezonin e parë luajti te Aston Villa.

Sipas asaj që shkruan Goal, Gueye do të shkojë hapave të Kante, nga një lojtarë jo i rëndësishëm, në një lojtar që do të kërkohet nga gjigantët Evropian.

Sipas Goal. Statistikat e tij këtë edicion e renditin atë në mesin e mesfushorëve më të mirë për pasime, prekje, duele të fituara dhe ndërhyrje.

Everton ka bërë startin më të mirë në histori të klubit që nga viti 1978. Ekipi i Ronald Koeman pas pesë ndeshjeve në Premierligë, ka katër fitore dhe një barazim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...