Gnabry mund të largohet në verë, Bayerni i hapur për të dëgjuar ofertat

PUBLIKUAR

Serge Gnabry mund të largohet nga Bayern Munichi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas Florian Plettenberg, kampioni gjerman do të lejojë largimin e sulmuesit të krahut, nëse marrin një ofertë të përshtatshme, transmeton Gazeta Express.

Gazetari gjerman, i afërt edhe me klubin, ka raportuar se Bayerni është i hapur për të shitur së paku njërin nga sulmuesit anësorë gjatë verës.

Në rastin e Gnabry, besohet se “Bavarezët” do të kishin më shumë oferta të përshtatshme.

Në anën tjetër, reprezentuesi i Gjermanisë nuk ka marrë ende një vendim lidhur me të ardhmen. Ai nuk është se ndjehet i palumtur në “Allianz Arena”.

27-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Bayernin deri në vitin 2026 dhe është një nga futbollistët me më së shumti trofe të fituar në klub.

Mundësia e largimit të një prej fituesve më të mirë dhe përdorimi i fondeve diku tjetër mund të jetë ndoshta arsyeja kryesore pse klubi është i gatshëm ta lejojë që atë të largohet këtë verë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...