Komuna e Lipjanit në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me zyrën zvicerane CDI, për investimin në projektin për mbrojtjen e burimit të ujit të pijshëm në komunën e Lipjanit, të mërkurën ka filluar punimet për identifikimin e puseve individuale, shtëpive private në qytetin e Lipjanit.
Në këtë rast janë përfshirë edhe fshatrat si; Gllogovc, Banullë, Bujari, Konjuh, Jeta e Re dhe Hallaç i Vogel, njofton drejtoria e Shërbimeve Publike në KL, kështu ka njoftuar zyra për informim në Komunen e Lipjanit.


