Gjyshja e braktisur “grisi” afro një milion euro, që të mos i trashëgojnë “familjarët”!

PUBLIKUAR

Në një qendër (shtëpi të pleqve) ku jetojnë të moshuarit në Austri, një grua 85-vjeçare i ka copëtuar tërë kursimet dhe ka mbyllur llogaritë bankare. Shuma e kursime arrin në 950 mijë euro.

Pas vdekjes së gruas që mbetet e paemëruar, është zbuluar se ajo i ka grisur tërë paratë që kishte dhe se për këtë është njoftuar familja saj, transmeton Telegrafi.

Familjarët kanë kontaktuar me zyrtarë të “Oesterreichische Naionalbank”, të cilët atyre u kanë dhënë mjaftë shpresë.

“Nëse gjenden copat e parave dhe origjina e tyre, ato para do të kompensohen”, kanë thënë zyrtarë të bankës për Kurier Daily. “Mos kompensimi i këtyre parave të grisura, do të ishte një dënim për disa njerëz të pafajshëm”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti e përsërit: Jam i bindur që njerëzit e lëshojnë Kosovën për shkak të cilësisë së arsimit dhe sistemit të drejtësisë

Kryeministri Albin Kurti sërish ka bërë përgjegjëse komunat për arsim të dobët dhe se...

Limaj: Beteja për drejtësi s’duhet të jetë vetëm e Jakup Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK’së, por e përbashkët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ngritja e obeliskut në nderim...

Haradinaj për Ligjin për Specialen: Tërheqja nuk është bërë në emër të Aleancës

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me procesin e Ligjit për Dhomat...