Gjyshi i Trumpit dikur iu kishte përgjëruar Gjermanisë, ja pse (Foto)

PUBLIKUAR

Një letër e shkruar me dorë, është gjetur në një arkiv gjerman, në të cilën gjyshi i presidentit të sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, e kishte luftuar pa sukses dëbimin nga Gjermania sepse kishte dështuar të kryente shëbimin e detyrueshëm ushtarak.

Gazeta gjermane Bild e ka printuar sot letrën e vitit 1905, e cila është zbuluar nga një historian, në të cilën Friedrich Trump i kishte shkruar princit bavarian, Luitpold, duke iu përgjëruar liderit “shumë të adhuruar, fisnik, të mençur dhe të drejtë” që të mos e dëbonte.

Por, Luitpold e kishte hedhur poshtë “kërkesën më nënshtruese”.

2

Gjyshi i Trumpit ishte lindur në Kallstadt, pjesë e atëhershme e Bavarisë, dhe më pas kishte emigruar në SHBA si adoleshent, pa e kryer shërbimin ushtarak.

Por, vetëm pasi kishte krijuar pasuri në SHBA dhe tentuar që të rivendosej në Gjermani, ai ishte urdhëruar që të dëbohej nga Gjermania, dhe përfundimisht u rikthye në SHBA,

Zëdhënësja e arkivës shtetërore “Rhineland-Palatinate”, Isabell Weisbrod, ka thënë se certifikata e lindjes e Friendrich Trump gjendet në arkivë, transmeton Gazetaexpress.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...