Legjenda braziliane Ricardo Leite Kaka u ndëshkua me karton të verdhë gjatë një ndeshje bamirësie dhe para se të arrinte ta kuptonte se për çfarë arsye ishte ndëshkuar, gjyqtarja e nxori telefonin për ta bërë një fotografi me ish-yllin e Milanit dhe Real Madridit.
Së fundi, në ndeshje të zhvilluar për arsye bamirëse ku luajtën legjenda të futbollit si Kaka, loja u ndal kur rezultati ishte 3:2 në favor të Izraelit kundër Brazilit, pa ndonjë arsye të dukshme, transmeton Gazeta Express.
Ajo që ndodhi pastaj ishte e papritur, pasi që gjyqtarja i kërkoi legjendës braziliane ta bënin një fotografi së bashku, përkundër që sapo e kishte ndëshkuar ish-fituesin e Topit të Artë.
Kaka ia plotësoi dëshirën gjyqtarët, ndërsa në këtë rast u përfshinë edhe disa lojtarë të tjerë brazilianë, të cilat ia dhanë dorës gjyqtares, që vazhdimisht buzëqeshte. /Gazeta Express/Q




