Gjyqtari “han” fjalët e veta: Nuk do e vazhdoja as vet ndeshjen ndaj Serbisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Gjyqtari “han” fjalët e veta: Nuk do e vazhdoja as vet ndeshjen ndaj Serbisë

Në një moment avokati Antonio Rigozzi që mbronte FSHF-në nxori fotografinë ku shihej lojtari shqiptar Bekim Balaj teksa goditej me karrige nga një tifoz serb. Arbitri anglez i ndeshjes së ndërprerë Serbi – Shqipëri, Martin Atkinson, u pyet nëse do të vazhdonte ai ndeshjen po të ishte në vend të Balajt. “Jo, ndoshta nuk do të kisha pranuar të hyja në fushë. Unë atë skenë e kam parë një ditë më pas në TV”, është shprehur Atkinson. Raporti i tij se “shqiptarët nuk deshën të vazhdonin ndeshjen” bëri që UEFA t’ia japë Serbisë fitoren me rezultat zyrtar, 3:0.

Shqipëria dhe Serbia kanë humbur apelin në UEFA, të martën. Dhe derisa Serbia ende nuk ka vendosur nëse do të çojë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Llozanë, Shqipëria e ka marrë këtë vendim. Dhe armët më të forta të saj në CAS do të jenë deklaratat kundërthënëse të zyrtarëve të ndeshjes Serbi – Shqipëri, e ndërprerë më 14 tetor pas sulmit të huliganëve serbë mbi futbollistët shqiptarë.

E një prej tyre, e zbuluar nga zyrtarët e FSHF-së të mërkurën, ishte ajo e arbitrit kryesor të ndeshjes Martin Atkinson. Gjatë mbledhjes 9-orëshe të Komisionit të Apelit, në një moment avokati italian Antonio Rigozzi që mbronte FSHF-në nxori fotografinë ku shihej lojtari shqiptar Bekim Balaj teksa goditej me karrige nga një tifoz serb. Atkinson u pyet nëse do të vazhdonte ai ndeshjen po të ishte në vend të Balajt. Dhe përgjigjja e tij ishte “jo”, shkruan Koha Ditore.

“Jo, ndoshta nuk do të kisha pranuar të hyja në fushë. Por gjithsesi unë atë skenë e kam parë një ditë më pas në TV”, është shprehur Atkinson, kanë zbuluar zyrtarët e FSHF-së që ishin në mbledhje.

Raporti kontradiktor i arbitrit Atkinson

E deklarata e arbitrit ka luajtur rol kyç në vendimin e shkallës së parë të UEFA-s. Ai kishte shkruar në raportin e tij se futbollistët shqiptarë nuk pranuan të dalin në fushë për të vazhduar lojën pas sulmit të huliganëve serbë. Kjo deklaratë e tij kishte ndikuar direkt që ndeshja të regjistrohej 3:0 në favor të Serbisë.

Në të vërtetë Atkinson i kishte pyetur shqiptarët pa marrë vetë një vendim nëse duhej të vazhdonte loja apo jo, nëse kishte kushte apo jo. Kontradiktore ishin edhe deklaratat e zyrtarëve tjerë të ndeshjes, sipas FSHF-së.

Në CAS, FSHF-ja mendon të shfrytëzojë këto kontradikta, e që nuk u morën parasysh nga UEFA.

“Në deklarata zyrtarët e ndeshjes ishin shumë kontradiktorë me njëri-tjetrin, mbi të gjithë gjyqtari i ndeshjes, deklarata e të cilit ishte: ‘Unë nuk kisha vendosur nëse ndeshja do të vazhdonte, por më parë pyeta palën shqiptare dhe më pas mendova që të shkoja të shikoja nëse kishte kushte sigurie për të vijuar lojën apo jo’. Kjo do të thotë vetvetiu se nuk kishte një refuzim nga ana jonë për t’u futur në lojë”, ka thënë të mërkurën presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

E tash, rruga e vetme mbetet Gjykata për Arbitrim Sportiv (CAS) që është edhe organi më i lartë. Nëse ky organ do të jetë i drejt, atëherë Shqipëria ka gjasa që ta fitojë ndeshjen dhe t’i marrë tri pikët nga Serbia. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...