Gjyqtari gjerman kopjon Genc Nuzën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Gjyqtari kosovar i licencuar nga FIFA, Genc Nuza, e mori të gjithë vëmendjen në “Lojën e Yjeve” në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke ia bërë një trik Muharrem Sahitit që nxiti të qeshura në gjithë stadiumin. Këtë veprim e ka kopjuar edhe një gjyqtar gjerman.

Gjithçka ndodhi në ndeshjen bamirëse mes ekipit të kapitenit Granit Xhaka dhe kapitenit Milot Rashica që u mbyll baras 4:4. Shkruan Gazeta Express.

Muharrem Sahiti, ndihmës trajneri i Bernard Challandes në ekipin kombëtar të Kosovës, i cili ishte pjesë e ekipit të Xhakës, ra në kurthin e gjyqtarit të Superligës, Nuzës, që për një moment e bëri atë të mendojë se do ta ndëshkonte me karton.

Por, Nuza e nxori nga xhepi një facoletë dhe i fshiu djersët, duke e habitur Sahitin dhe ngjalli të qeshura në fushë dhe te tifozët. Për këtë ka raportuar edhe faqja më e madhe e huaj “433”, që ka 21 milionë ndjekës në Instagram, afër 3 milionë në Facebook dhe afër 1 milionë në “Twitter”.

“Si bos”, kishte shkruar faqja “433” në videon e publikuar për veprimin që bën gjyqtari i njohur kosovar. Ndërsa, së fundi, kjo faqe e ka publikuar një video të edhe një gjyqtari tjetër duke e bërë të njëjtin veprim. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...