“Gjyqtari favorizoi Anglinë sa herë që kishte paqartësi”

PUBLIKUAR

Kolumbia do të kthehet në shtëpi nga Rusia pas eliminimit nga Anglia me anë të penalltive. Radamel Falcao është duke pyetur vetën se çfarë mund të ndodhte mbrëmë, gjithashtu sulmuesi është i nevrikosur me punën e gjyqtarit amerikan, Mark Geiger.

Ai beson se vendimet që ishin 50-50 shkuan në favor të Anglisë më shpesh, transmeton Gazeta Express.

“Gjyqtari gjithnjë favorizonte Anglinë në incidentet të cilat ishin të paqarta”, tha lojtari i Monacos.

“Ai nuk fishkëllente njëjtë për Kolumbinë”

“Ne luftuam me të gjitha forcat për 120 minuta. Pastaj ata morën fitoren përmes penalltive. Mund të kishim qenë ne”.

“Po largohemi me mërzi dhe dëshpërim”.

“Kolumbia do të rikthehet më e fortë”

Ky ishte Botërori i parë për Falcaon, pasi që nuk mundi të jetë pjesë e Botërorit 2014 për shkak të një lëndimi. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...