Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët do të dalin fitimtarë

PUBLIKUAR

Procesi gjyqësor në rastin e ish-krerëve të UÇK-së po shkon drejt fundit. Të hënën e 19 janarit janë dorëzuar dosjet përfundimtare, derisa pas tyre do të pasojë fjala përfundimtare që pritet të mbahet nga 9 deri më 18 shkurt.

Pas fjalës përfundimtare, gjyqtarët kanë afat prej tre muajsh që të shpallin vendimin e shkallës së parë, me mundësi shtyrje edhe për dy muaj të tjerë.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati në Klan Kosova tha se beson që fundi i këtij gjyqi do të jetë i mirë.

“Këtij gjyqi maratonik i erdhi fundi dhe unë besoj që fundi do t’i vijë shumë mirë, se Gjykata Speciale ka punuar me prova të fabrikuara nga Serbia dhe disa shqipfolës të cilët mendojnë që mund ta dëmtojnë UÇK-në dhe Kosovën”, tha Gucati në emisionin “Ora Shtatë”.

Ai u shpreh i bindur se “presidenti dhe të tjerët do të dalin fitimtar”.

SHIKO MË SHUMË

Postoi video me armë zjarri, arrestohet një person

Gjatë ditës së sotme njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj ka pranuar...

Skenderaj me protestë kundërshton dënimin e krerëve të UÇK-së

Një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Skenderajt kanë protestuar sot kundër...

“UÇK, UÇK”, “Duam liri, duam drejtësi”, studentët marshojnë në sheshin e Prishtinës

Me thirrjet “UÇK, UÇK”, “Jo në emrin tonë”, “Duam liri” dhe “Duam drejtësi”, studentë kanë...