Gjykimi në mungesë, drejtësi për viktimat e krimeve të luftës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Shyqyri Syla, kryeprokuror i Mitrovicës, në një tryezë të organizuar nga organizata “Aktiv” në veri të Mitrovicës, ka ndarë mendimin se gjykimi në mungesë është një instrument i cili vendos drejtësi për viktimën, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Tani kur Kuvendi i Republikës së Kosovës është duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimi të Ligjit të Procedurës Penale, me të cilin mes tjerash mundësohet edhe gjykimi në mungesë i personave për “Krime të luftës”, organizata “Aktiv” në veri të Mitrovicës ka organizuar një tryezë, në të cilën përveç kryeprokurorit të Mitrovicës Shyqyri Syla, merrnin pjesë edhe deputeti Sami Kurteshi, si dhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit për të Drejtën Humanitare Bekim Blakaj e në të cilën është diskutuar për  anët negative dhe ato pozitive që do të mundin të shfaqeshin me fillimin e aplikimit të këtij ligji.

Ndryshimi i këtij ligji ka kaluar në leximin e parë, ndërkohë, që siç u tha në tryezë, ekziston frika nga sektori civil se amendamentet e propozuara do të vendosin një model juridik të cilin shumë persona të nacionalitetit serb, si dhe të etniteteve joshqiptare mund t’u nënshtrohet hetimeve dhe gjykimeve në mungesë për “Krime të luftës”.

“Njëkohësisht, duke pasur parasysh status quo-në politike, në kuptimin e mosnjohjes dhe mungesës së bashkëpunimit në mes të institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë së Beogradit dhe të Prishtinës mbetet dyshimi se deri në ç’masë sistemi kosovar i drejtësisë do të jetë në gjendje që juridikisht t’i përmbahet ndarjes së drejtë të drejtësisë”, kanë thënë përfaqësuesit e organizatës “Aktiv”, sipas të cilëve ky shqetësim posaçërisht ka të bëjë me të drejtat e personave të akuzuar, të dyshuar, që të jenë të njoftuar në mënyrë adekuate me aktakuzat e ngritura ndaj tyre, që t’u ofrohen dëshmi dhe dokumente për lëndën, si dhe mundësia e dëshmive të dëshmitarëve gjatë mbrojtjes së tyre.  ….

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...