Gjykata Themelore nuk i gjen fajtorët për vrasjen e Enver Zymberit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...
Radovan Radiq dhe Mliovan Vllashkoviq janë lënë të lirë, në akuzën për vrasje të policit të njësisë speciale të Kosovës, Enver Zymberi që pati ndodh në korrik të 2011.

Por, këta dy të akuzuar janë gjetur fajtorë dhe janë dënuar për pjesëmarrje në grupin që pengon zyrtarët në kryerjen e detyrave zyrtare.

Për këtë pikë të aktakuzës Rdovan Radiq është dënuar me katër vjet burgim me kusht ndërsa Milovan Vllashkoviq është dënuar me tre vjet burgim me kusht.

Ky aktgjykim është shpallur nga një trup gjykues i EULEX-it, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ndërkohë për këtë rast nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar, por Klan Kosova mëson se aktgjykimi është shpallur me 21 nëntor të këtij viti,  njofton Klan Kosova.

Ndaj dy të dënuarve kohë më parë është zhvilluar edhe një proces gjyqësor me të njëjtat akuza, por atëherë Gjykata Themelore e Mitrovicës i kishte shpallur të pafajshëm.

Ndërsa pas ankesës së prokurorisë dhe palës së dëmtuar, këtë vendim të themelores e kishte prishur Gjykata e Apelit, duke e kthyer lëndën në rigjykim.

Ndërkohë për të njëjtin rast me burgim me kusht është dënuar edhe Ratomir Kasalovic, ndërsa për akuzën për vrasje të Enver Zymberit edhe ky është lënë i lirë.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...