Gjykata Supreme refuzon kërkesën e ish blerësit të “MIM Golesh”

PUBLIKUAR

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka pranuar Aktvendimin nga Kolegji i Apelit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DHPGJS) në lidhje me ndërmarrjen “MIM Golesh”, me çka i është refuzuar kërkesa ish blerësit për masë të përkohshme ndaj AKP-së.

Sipas AKP-së, kolegji i Apelit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me AKP-në, në ankesën e paditësit të parashtruar kundër Aktvendimit të Kolegjit të Specializuar të DhPGjS, pas seancës vendimmarrëse e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e ish blerësit, ndërkaq e ka vërtetuar Aktvendimin e Kolegjit të Specializuar.

“Ish blerësi ishte ankuar edhe më parë në Kolegjin e Specializuar, duke e kundërshtuar vendimin e AKP-së për tërheqje të aksioneve dhe për vendosjen e kësaj ndërmarrje nën administrimin e drejtpërdrejt të AKP-së, ndërkaq kishte kërkuar pezullimin e këtyre vendimeve. Mirëpo ky Kolegj i Apelit e kishte vlerësuar si të pabazuar kërkesën e ish blerësit për masë të përkohshme , duke i dhënë kështu të drejtë AKP-së në vendimet e ndërmarra. Aktvendimi i lëshuar tani nga Kolegji i Apelit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për refuzim të kërkesës për masë të përkohshme ish blerësit është përfundimtar, pasi që ky Kolegj është instanca përfundimtare gjyqësore lidhur me masën e përkohshme”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...