Gjykata Speciale mund të jetë ndërkombëtare

PUBLIKUAR

Gjykata Speciale mund të jetë ndërkombëtare

Diskutimet në lidhje me hapjen e Gjykatës Speciale ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe shteteve perëndimore do të vazhdojnë, për faktin se edhe brenda bashkësisë ndërkombëtare ka mospajtime në lidhje me statusin që do ta ketë kjo Gjykatë.

Përderisa në njërën anë ka shtete që do të dëshironin që Gjykata Speciale të jetë brenda sistemit gjyqësor të Kosovës, ashtu siç edhe ka kërkuar presidentja Atifete Jahjaga në letrën e saj që ia pati dërguar baroneshës Catherine Ashton, në anën tjetër ka shtete që argumentojnë se kjo nuk është e mundur pasi që do të binte ndesh me legjislacionin ndërkombëtar, shkruan sot Koha Ditore.

Prandaj, sipas pretendimeve të burimeve që kanë njohuri për procesin, shtetet kontribuuese në shtetndërtimin e Kosovës janë në kërkim të një formule juridike që do të lehtësonte hapjen e Gjykatës.

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...