Gjykata Speciale e konfirmon infektimin e disa të paraburgosurve në Hagë

PUBLIKUAR

Dje në media u raportua se Nasim Haradinaj dhe Rexhep Selimi kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Pa dhënë emra, Gjykata Speciale ka konfirmuar për Sinjalin se disa nga të paraburgosurit kanë rezultuar pozitiv.

Në një përgjigje për Sinjalin, zëdhënësja e kësaj gjykate, Angela Griep, ka thënë se disa persona kanë rezultuat pozitiv, mirëpo nuk mund t’i përmend emrat për shkak të privatësisë.

“Për arsye privatësie, nuk mund të komentojmë mbi statusin për COVID-19 të individëve në objektet e paraburgimit. Por, mund ta konfirmojmë që ka pasur teste pozitive”, thuhet në përgjigj

 

Griep gjithashtu ka thënë se të infektuarit do të marrin trajtimin e duhur mjekësor.

“Shërbimet mjekësore janë angazhuar dhe çdo person që rezulton pozitiv me COVID-19 do të marrë trajtim të plotë mjekësor, përfshirë edhe mjekun që i kontrollon dy herë në ditë”, ka thënë Griep.

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...