Gjykata merr vendim për personin që dyshohet se kreu sulm seksual

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që t’ia caktojë një muaj arrest shtëpiak të dyshuarit për veprën penale “Sulm seksual”, shkruan Gazeta Express.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë për të pandehurin B.A Prishtinë 02 qershor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit B.A i dyshuar për shkak të veprës penale Sulmi seksual nga neni 229, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Nga kjo gjykatë kanë thënë se palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve në Gjykatën e Apelit përmes Themelores.

/GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...